Tekstet në shqip
Zyra e Beogradit e Fondacionit Hajnrih Bell është kompetente për punën në Serbi, Mal të Zi dhe në Kosovë. Meqenëse faqja jonë zyrtare është në dy gjuhë (në serbisht dhe në anglisht), dhe që përmbajtja e saj është e kuptueshme për folësit/folëset që e kanë gjuhë amtare gjuhën malazeze, dhënien e përmbajtjeve në gjuhën shqipe e konsiderojmë domosdoshmëri. Në këtë nënkapitull të faqes sonë në të ardhmen do të mund t’i përcillni edhe tekstet në gjuhën shqipe – si ato nga arkivi ynë, ashtu edhe për temat aktuale. Në radhë të parë këto do t’u referohen ngjarjeve dhe temave të cilat kanë të bëjnë me Kosovën. Mirëpo, planifikojmë që me kohë këtu të japim edhe përkthimet në gjuhën shqipe të teksteve që kanë të bëjnë me shtetet e tjera nga fushëveprimi i zyrës sonë, marrëdhëniet e tyre të ndërsjella, si dhe, në përgjithësi, temat me të cilat merret Fondacioni në nivel global.