Pasi filluam procesin e produksionit të serisë tonë të dokumentarëve mbi punën e zyrës së Fondacionit Heinrich Böll në Beograd në fund të vitit 2022, tani, më në fund, po e prezantojmë produktin e përfunduar.
Për t’iu përgjigjur pyetjes pse vendosëm ta trajtonim këtë proces si një produksion të brendshëm, le të kujtojmë si lindi ideja për të realizuar një dokumentar për HBS Beograd. Në vitin 2022, kur Simon Ilse, drejtor i zyrës sonë në atë kohë, po largohej, kolegia jonë Paola Petrić pati idenë për të realizuar një dokumentar të shkurtër mbi punën e zyrës sonë gjatë 20+ viteve të kaluara, që gjithashtu do të shërbente për të përkujtuar përvjetorin e zyrës sonë. U paraqit një rast i përshtatshëm në formën e pritjes së lamtumirës së Simonit, ku shumica e partnerëve/eve tanë/tona do të ishin në të njëjtën dhomë, prandaj ideja jonë fillestare ishte t’i intervistonim ata/ato, të bënim një montazh me pamje nga festa dhe ta publikonim shpejt.
Megjithatë, kuptuam që nuk donim të prodhonim një tjetër hagiografi të shpejtë korporative për veten tonë, por ta përdornim dokumentarin si një mundësi për të shqyrtuar kontekstin më të gjerë, për introspeksion, për të festuar sukseset tona dhe për të reflektuar kritikisht mbi mundësitë e humbura. Gjithashtu, kuptuam që dokumentari nuk është plotësisht vetëm për ne, zyrën e HBS Beograd, por për gjithë ekosistemin e organizatave dhe aktivistëve/eve progresivë/e dhe të gjelbër/a që kemi pasur partnerë/e gjatë këtyre 20+ viteve për një rajon më të drejtë, të qëndrueshëm dhe evropian.
Pastaj, kishim edhe çështjen e datës së përvjetorit. Megjithëse dokumentari ishte planifikuar për të përkujtuar 20-vjetorin e zyrës sonë në Beograd, përcaktimi i datës së saktë për fillimin e punës sonë u dëshmua shpejt si një detyrë e vështirë. Në fakt, angazhimi i Fondacionit në rajon ka marrë disa forma gjatë dekadave. Siç mësuam, Fondacioni Heinrich Böll nisi aktivitetet e tij të para në atë që ishte Republika Federale e Jugosllavisë gjatë viteve 1990-ta. Pas përfundimit të luftës në Bosnjë, u hap një zyrë e përhershme në Sarajevë, dhe shumë shpejt pas kësaj, zyra në Beograd u themelua si dega e saj. Zyra jonë nuk e “fitoi pavarësinë” zyrtarisht deri në vitin 2006, kur u regjistrua sipas ligjit të brendshëm, duke mbuluar atë që së shpejti do të bëhej Serbia, Mali i Zi dhe Kosova. Duke reflektuar mbi këtë kompleksitet, dhe pa dashur të bëhemi pedantë/e pa nevojë, vendosëm ta krijonim dokumentarin tonë si një festë të 25 vjetëve të ndërhyrjes në Beograd, nën korniza të ndryshme institucionale dhe ligjore.
Katër episode tematike
Panoplia e temave mbi të cilat kemi punuar, madje që nga fazat shumë të hershme, kërkoi që të ndryshonim konceptin tonë fillestar për formën e dokumentarit, duke u larguar nga një film i shkurtër gjysmë ore, dhe duke u orientuar drejt disa episodeve mbi fusha specifike programore, të cilat arritëm t’i nxjerrim nga këto 25 vjet. U pajtuam për katër tema: tranzicioni dhe përballja me të kaluarën (1), mjedisi dhe energjia (2), të drejtat e grave dhe të personave LGBTIQ+ (3), si dhe planifikimi urban, strehimi, kultura e pavarur dhe të mirat e përbashkëta (4).
Në episodin e parë, fillojmë duke reflektuar mbi përvojën tonë që nga ditët e para të punës sonë në një Jugosllavi të shkatërruar nga lufta dhe që po shpërbëhej me shpejtësi, kur Fondacioni mbështeti aktivistët/et dhe lëvizjet për paqe në gjithë ish-shtetin nga Berlini, përpara se të hapte zyra në Sarajevë dhe Beograd sapo u bë e mundur. Gjithashtu, gjurmojmë harkun e tranzicionit nga periudha e pasluftës me ndihmën e figurave të shquara të lëvizjes për paqe dhe shoqërisë civile, duke filluar nga pritshmëritë e mëdha në fillim të viteve 2000-ta, deri te zhgënjimi me fituesit e ngjarjeve të 5 Tetorit dhe ritmin e integrimit në BE, që kulmoi me rikthimin në pushtet të politikanëve të njëjtë që duhej të ishin hedhur në koshin e plehrave të historisë vetëm një dekadë më parë.
Në krahasim me punën tonë për demokratizimin, portofoli ynë mjedisor filloi ngadalë. Në vitet e para, kishte pak punë të drejtpërdrejtë mbi mjedisin (e lëre më për ndryshimet klimatike), sepse temat e tjera mbizotëroheshin nga nevoja për të ngritur marrëdhënie demokratike institucionale dhe për t’u pajtuar me të kaluarën e afërt të luftës. Megjithatë, puna jonë mjedisore mori hov nga viti 2013, kur prezantuam një komponent për Mjedisin dhe Energjinë për të mbështetur nismat nga shoqëria civile në trajtimin e këtyre çështjeve dhe për të shtyrë qeverinë të ndërmarrë reforma të nevojshme në përputhje me rregullat mjedisore të BE-së, duke u siguruar që ata/ato që janë më të ndjeshëm/e të mos mbeteshin pas. Episodi i dytë përfshin intervista me partnerët/et tanë/tona në këtë komponent dhe kolegë/e aktualë/e dhe të dikurshëm/e, duke mbuluar një sërë nën-temash si ligji i energjisë, varfëria energjetike, energjia qytetare dhe reformat mjedisore si pjesë e procesit të integrimit në BE.
Demokracia gjinore ka qenë gjithmonë një nga konceptet kryesore për të cilat Fondacioni ka insistuar, prandaj puna jonë mbi këtë temë ka filluar që në fillim, por ka evoluar ndjeshëm me kalimin e kohës. Në ditët e para, kjo nënkuptonte mbështetje për lëvizjet feministe antiluftarake, të cilat çuan në nisma të tjera pas 5 Tetorit. Më e rëndësishmja prej këtyre ka qenë krijimi i studimeve për gratë, fillimisht si një program jashtëinstitucional dhe më pas si pjesë zyrtare e kurrikulës në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd, si dhe mbështetja e vazhdueshme për të drejtat dhe mirëqenien e personave LGBTIQ+, përfshirë një udhëzues historik për psikoterapinë LGBTIQ+ në vitet 2010-ta. Më vonë, puna jonë me iniciativat e grave u fokusua në mbështetjen e sipërmarrjes dhe bashkëpunimit të grave në zona rurale, kryesisht në Vojvodinë, si dhe në veri të Kosovës. Kohët e fundit, kemi punuar me organizata LGBTIQ+ në Serbi, Mal të Zi dhe Kosovë për të raportuar dhe monitoruar gjuhën e urrejtjes dhe krimet e urrejtjes kundër personave LGBTIQ+ në bazë të seksualitetit apo identitetit të tyre gjinor. Këto aspekte të punës sonë janë mbuluar në episodin e tretë.
Episodi 4 është më i gjatë dhe ishte më kompleks për t’u përpiluar, sepse mbulon çështjen që është bërë tema kryesore e zyrës sonë – planifikimin urban, strehimin dhe të mirat e përbashkëta. Mendimi mbi të mirat urbane ka filluar si një seri bisedash në vitet e para të dekadës së 2010-ave dhe një publikim mbi llojin e qytetit që duhet të synojmë. Kjo ka nxitur krijimin e një ekosistemi të organizatave partnere që trajtojnë këto tema në mënyra të ndryshme, si dhe një arkiv të gjerë të punës progresive dhe imagjinative mbi kulturën e pavarur, modelet bashkëpunuese të qeverisjes mbi të mirat e përbashkëta, përtej paradigmës hegjemonike të nacionalizmit dhe pronësisë private. Puna mbi kulturën e pavarur, në veçanti, ka treguar aftësi për të thyer atë paradigmë, duke mundësuar një ndërveprim idesh midis artistëve/eve nga Serbia, Mali i Zi, Kosova, si dhe nga shtete të tjera fqinje. Kohët e fundit, kjo punë është përqendruar në krijimin e lidhjeve të drejtpërdrejta me qytetarët/et e prekur/a nga projekte të padëshiruara urbane, duke u ofruar ekspertizë në planifikimin urban, që është e nevojshme për të rezistuar dhe për t’i bërë zërat e tyre të dëgjohen përmes kanaleve zyrtare.
Mbrojtja e parimeve demokratike përmes “ndërhyrjes”
Përpjekjet tona çuan në krijimin e lëvizjes politike nga baza Ne davimo Beograd (Të mos e mbysim Beogradin), e cila filloi si një formë rezistence ndaj projektit të kontestuar të 'Beogradit mbi Ujë', që u imponua nga partia në pushtet si një prioritet kombëtar. Pavarësisht sulmeve të vazhdueshme ndaj të gjithë aktorëve/eve të pavarur/a dhe progresivë/e në vend, lëvizja ka arritur të kalojë në një parti politike parlamentare, Zeleno-levi front (Fronti i Gjelbër i Majtë), duke mundësuar që tani këto politika progresive të shprehen në Kuvendin e Serbisë.
Suksesi i partnerëve/eve tanë/tona politikë/e ka reflektuar edhe te ne, në formën e denoncimeve gjithnjë e më të shpeshta nga zyrtarë/e të lartë/a shtetërorë/e, përfshirë vetë presidentin. Jemi akuzuar se financojmë protesta dhe veprime të ndryshme kundër qeverisë, duke u përshkruar si një kanal për ndërhyrjen gjermane në çështjet e brendshme të Serbisë.
Përmes punës tonë mbi episodet tematike, u bë e qartë se dëshironim ta riemëronim konceptin e “ndërhyrjes”, duke e vendosur atë në titullin e dokumentarit tonë, në përputhje me citatin e njohur nga Heinrich Böll, emrin e të cilit e mbajmë si organizatë: “Ndërhyrja është mënyra e vetme për të mbetur të rëndësishëm.” Prandaj, kemi shtuar një episod të pestë përtej planit fillestar, si një deklaratë politike e përmbledhur nga të tjerët. Me këtë episod, synojmë të përgjigjemi në pyetjet se pse e bëjmë punën tonë, çfarë nënkuptojmë me fjalën “ndërhyrje”, kush ka përfitim nga ajo dhe të sqarojmë disa dezinformata që janë qëllimisht përhapur lidhur me rolin që luajnë fondacionet politike gjermane në sferat publike të vendeve ku veprojnë.
Shpresojmë që ky episod i pestë do të shërbejë si një pikënisje për një debat publik mbi sfidat që po përballon shoqëria civile në Serbi dhe në të gjithë rajonin. Kohët e fundit, kemi qenë dëshmitarë/e të përpjekjeve të fuqishme për të frikësuar aktorët/et e shoqërisë civile dhe aktivistët/et, dhe për të penguar punën e tyre përmes mjeteve të ndryshme administrative, si dhe ekstrajudiciale. Ka pasur gjithnjë e më shumë raste të aktivistëve/eve të të drejtave të njeriut që janë keqtrajtuar në kufi teksa ktheheshin në vendin e tyre, dhe shtetasve/eve të huaj/a, të cilëve/ave u është mohuar hyrja në Serbi për shkak të përkatësisë së tyre politike. Po ashtu, është diskutuar miratimi i një “ligji rus” në Serbi dhe në Republikën Srpska, i cili do të kërkonte që organizatat e shoqërisë civile që marrin fonde nga jashtë të regjistrohen si “agjentë të huaj”. Një ligj i tillë është miratuar tashmë në Gjeorgji.
Për ne, “ndërhyrja” do të thotë mbrojtje e parimeve dhe lirive themelore demokratike; një model ekonomik të drejtë dhe të qëndrueshëm; ajër, ujë dhe tokë të pastër; barazi gjinore dhe të drejtën për të jetuar e dashuruar siç dëshiron; drejtësi, paqe dhe pajtim mes të gjithë popujve të rajonit. Pikërisht kjo është arsyeja pse, pavarësisht sfidave, kurrë nuk do të ndalojmë të “ndërhyjmë”.
Mirënjohje:
Dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë për të gjithë/a ata/ato që pranuan të japin intervistë:
- Marko Aksentijević, Ministria e Hapësirës
- Vladimir Arsenijević, KROKODIL
- Visar Azemi, ish-drejtor ekzekutiv, Balkan Green Foundation
- Staša Baštrica, drejtore ekzekutive, Queer Montenegro
- Sonja Biserko, themeluese, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi
- Bekim Blakaj, drejtor ekzekutiv, Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë
- Zoran Bukvić, themelues, Ulice za bicikliste
- Azra Džajić-Weber, ish-drejtore, Zyra Rajonale e HBS në Sarajevë
- Ana Džokić, bashkëthemeluese, Elektropionir, Ko gradi grad
- Vuk Iković, ish-koordinator i projektit, KOD
- Simon Ilse, ish-drejtor, HBS Beograd
- Dušan Janjić, themelues, Forum for Ethnic Relations
- Luka Knežević Strika, Kooperativa, NKSS
- Radomir Lazović, bashkëthemelues, MikroArt, Street Gallery; kryetar i përbashkët dhe deputet, Fronti i Gjelbër i Majtë
- Nino Lejava, drejtor, HBS Beograd
- Aleksandar Macura, bashkëthemelues, RES Foundation
- Olga Manojlović Pintar, hulumtuese e lartë, Institute for Recent History of Serbia
- Tibor Moldvai, koordinator i programit, HBS Beograd
- Predrag Momčilović, ish-drejtor, Zajedničko
- Arbër Nuhiu, drejtor ekzekutiv, Center for Social Group Development
- Ognjan Pantić, menaxher programi, Belgrade Open School
- Đorđe Pavićević, profesor, Fakulteti i Shkencave Politike, Universiteti i Beogradit; deputet, Fronti i Gjelbër i Majtë
- Ana Petrović, ish-koordinatore e avokimit, Da se zna!
- Paola Petrić, ish-koordinatore e programit, HBS Beograd
- Gazela Pudar Draško, drejtore, Institute for Philosophy and Social Theory
- Jovan Rajić, themelues, Renewables and Environmental Regulatory Institute (RERI)
- Damjan Rehm Bogunović, ish-koordinator i programit, HBS Beograd
- Vullnet Sanaja, themelues dhe drejtor ekzekutiv, Anibar
- Ares Shporta, drejtor themelues, Fondacioni Lumbardhi
- Ljubica Slavković, drejtore dhe bashkëthemeluese, Nova planska praksa
- Jovana Timotijević, Ministria e Hapësirës
- Daliborka Uljarević, drejtore ekzekutive, Centre for Civic Education
- Dobrica Veselinović, deputet, Fronti i Gjelbër i Majtë
- Jelena Višnjić, drejtore dhe bashkëthemeluese, BeFem
- Ana Vuković, koordinatore, NKSS
- Jasminka Young, bashkëthemeluese, RES Foundation
- Adriana Zaharijević, hulumtuese e lartë, Institute for Philosophy and Social Theory