Tekstet në shqip

Tekstet në shqip

Zyra e Beogradit e Fondacionit Hajnrih Bell është kompetente për punën në Serbi, Mal të Zi dhe në Kosovë. Meqenëse faqja jonë zyrtare është në dy gjuhë (në serbisht dhe në anglisht), dhe që përmbajtja e saj është e kuptueshme për folësit/folëset  që e kanë gjuhë amtare  gjuhën malazeze, dhënien e përmbajtjeve në gjuhën shqipe e konsiderojmë domosdoshmëri. Në këtë nënkapitull të faqes sonë  në të ardhmen do të mund t’i përcillni edhe tekstet në gjuhën shqipe – si ato nga arkivi ynë, ashtu edhe për temat aktuale. Në radhë të parë këto do t’u referohen ngjarjeve dhe temave të cilat kanë të bëjnë me Kosovën. Mirëpo, planifikojmë që me kohë këtu të japim edhe përkthimet në gjuhën shqipe të teksteve që kanë të bëjnë me shtetet e tjera nga fushëveprimi i zyrës sonë, marrëdhëniet e tyre të ndërsjella, si dhe, në përgjithësi, temat me të cilat merret Fondacioni në nivel global.

Serbi-Kosovë: Përshkallëzimi etnopolitik në paralajmërim?

Ballkani kërcënohet nga „korrigjimi i ri i kufijve“ dhe negociatat për territoret sipas kritereve të dyshimta etnike – dhe këto të nxitura nga administrata e Trampit dhe me pëlqimin e BE. Por shkëmbimi i territoreve midis Serbisë dhe Kosovës vetëm do ta acaronte konfliktin e mundshëm.

By Valter Kaufman

Tribunali i Hagës – pajtim në pritje

Pasi që Tribunali i Hagës nxorri në dritë krimet në ish-Jugosllavi, ne sot e mbajmë përgjegjësinë më të madhe – të mësojmë sa më shumë për ngjarjet nga e kaluara dhe njohurinë t'ua bartim gjeneratave të reja. Tërë këtë me qëllim që krimet të mos përsëriten më.

 

 

By Nemanja Stjepanović

Aktgjykimi ndaj Vojisllav Sheshelit - Dështimi i së drejtës ndërkombëtare

Vendimi për ta dënuar Vojisllav Sheshelin për krime kundër njerëzimit nga Mekanizmi për Gjykatat Penale Ndërkombëtare e zbuti, por nuk e hoqi njollën e aktgjykimit të shkallës së parë kundër Sheshelit, e cila është një nga ato më skandaloze që mbeti në punën e Tribunalit të Hagës.

By Dženana Karup Druško

Zgjedhjet në Kosovë: Krizë e parë edhe më herët

Zgjedhjet e treta parlamentare pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008 do të mbahen mend për nga koalicionet e pazakonta, kurse rezultatin e zgjedhjeve vëzhguesit e shpallën "rezultat pa rezultat".

By Ismet Hajdari

Llogaritja e re e kohës për drejtësinë në Kosovë

Nga një janari do të bëhet operative Gjykata Speciale me seli në Hagë e cila ka për detyrë të hetojë dyshimet për krimet të cilat u bënë kryesisht ndaj civilëve serbë dhe civilëve të kombësive të tjera gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

By Ismet Hajdari